English

Elbasan, digjen tërësisht dy automjete në qendër të qytetit

Elbasan, 5 janar NOA - Dy automjete janë djegur tërësisht në qendër të qytetit të Elbasanit në ecje e sipër.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme kur një automjet me targa italiane ka marrë flakë teksa po lëvizte në bulevard.

Drejtuesi i mjetit me të diktuar zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti i cili ka shpërthyer në flakë.

Flakët e zjarrit kanë përpirë edhe një tjetër mjet që udhëtonte pranë makinës që po digjej.

Të dy drejtuesit e mjetit janë larguar ndërsa kanë devijuar rrugën edhe makina të tjera.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë punonjësit e zjarrfikëses të cilët pavarësisht se bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, makinat u dogjën tërësisht.

Ndërkohë që nga hetimet e para dyshohet se flakët e zjarrit kanë qenë rrjedhojë e një shkëndije elektrike te mjeti që punonte me gaz.

k.k/NOA

Â

KOMENTE