Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fierza pranë kufirit maksimal, qeveria: E kemi nën kontroll
English

Fierza pranë kufirit maksimal, qeveria: E kemi nën kontroll

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 5 Janar NOA Update - Banorët e zonave të përmbytura duhet t'i mbajnë sytë nga qielli, me shpresën se shiu do të pushojë, të paktën edhe për një javë. Pavarësisht masave të marra situata mbetet në dorë të motit, pasi liqenet janë drejt kuotave maksimale. Aktualisht Fierza është në kufijtë e 292 metrave, 2 metra mbi nivelin e lejuar në muajin dhjetorë. Ndërkohë që shiu duket se s'ka të ndalur.

Gjatë një konference për shtyp sot pasdreke, ministri i Energjitikës Dritan Prifti u shpreh se qëllim kryesorë është që të ulim nivelin e Fierzës në kuotën e 290 metrave, pasi ky është niveli i lejuar gjatë kësaj periudhe.

Sipas Priftit situata është në kontroll, por ecuria do të varet vetëm nga reshjet, të cilat sipas parashikimit edhe një javë do të vijojnë të bien.

Ndërkohë edhe pas rritjes së temperaturave, situata nuk mund të konsiderohet e tejkaluar, pasi koha e ngrohtë ndikon në shkrirjen e dëborës rrjedhimisht rrit nivelin e ujit në liqene. Prodhimi vendas ka arritur në maksimumin e mundshëm afro 28 milion kë/h energji në ditë, ndërkohë në nivele të larta është edhe eksporti.

Ministri Prifti shprehet se po konsultohet me eksperte të energjisë për të përballuar situatën. Por ndërkohë që i bëri thirrje opozitës të japë kontributin e saj në këtë situate problematike, duke harruar mëritë politike, vetë Prifti nuk është rezervuar shumë në akuzat ndaj përfaqësuesve të PS-së.

Sipas tij opozita duhet të bashkohet për ta përballuar së bashku gjendjen e vështirë dhe jo të bëjë oponencë me njerëz, të cilët janë injorantë në sektorin e energjisë, siç është Ilir Beqja.

Ministri përsëriti premtimin e kryeministrit Berisha se banorët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet dhe ky fakt është thjesht çështje kohe.

r.l/NOA

KOMENTE