Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluksi, 31 mijë emigrantë kaluan pikat kufitare të vendit vetëm në 24 orët e fundit
English

Fluksi, 31 mijë emigrantë kaluan pikat kufitare të vendit vetëm në 24 orët e fundit

Durrës, 5 janar, NOA - Fluksi i lëvizjes së emigrantëve në pikat kufitare të vendit ka njohur një rritje të madhe gjatë ditëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit ky fluks lëvizje në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka rezultuar të jetë 30.940 persona.

Autoritetet e kufirit shpjegojnë ndër të tjera se lëvizjet më të mëdha të emigrantëve kanë qenë në dalje nga vendi duke iu drejtuar vendeve fqinje ku ata jetojnë dhe punojnë.

Statistikat tregojnë se kjo rritje e fluksit të lëvizjes në dalje ka rezultuar vetëm gjatë 24-orëshit të fundit me 21.242 emigrantë që kanë lënë vendin.

Por jo i pakët ka qenë edhe numri i personave të huaj që kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori i vendit tonë me rastin e festave të fundvitit.

Kështu, në 24 orët e fundit numërohen 2592 të huaj që kanë hyrë në tokën shqiptare dhe 3575 që kanë dalë prej saj, duke treguar se të shumtë kanë qenë ata që kanë preferuar Shqipërinë për të kaluar festat.

n.e/NOA

Â

KOMENTE