Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendja e emergjencës, Berisha riniset për inspektim në veri
English

Gjendja e emergjencës, Berisha riniset për inspektim në veri

Shkodër, 5 janar, NOA - Pas një inspektimi që ka bërë në zonat e përmbytura në qarkun e Lezhës para tre ditësh, kryeministri Berisha do të ndërmarrë sot një inspektim të dytë në veri të vendit. Lajmi bëhet me dijeni nga burimet zyrtare të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave kryeministri në fillim do të ndalojë në digën e Shkopetit. Më pas ai do të shkojë në argjinaturën e Matit, duke vizituar më tej edhe ishullin e Shëngjinit dhe të Dajçit, që të dyja këto zona që kanë shfaqur probleme të mëdha gjatë ditëve të fundit ku ka pasur një nivel të madh reshjesh në vend.

Tre ditë më parë kryeministri Berisha vizitoi zonën e Tales, e përmbytur nga batica e detit Adriatik, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal dhe anëtarë të Shtabit të Emergjencës, prej të cilëve u njoh më nga afër me situatën.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha u shpreh se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e fryrjes së detit dhe se duhet të përgatitemi pasi kjo do të jetë gjithmonë e më e shpeshtë, sidomos në zonën nga Shkumbini deri në Fushë-Kuqe. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatës, gjë që pritet ta deklarojë edhe ditën e sotme gjatë vizitave në veri të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE