Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton: Të hapur për bisedime, por edhe për sanksione me Iranin
English

Klinton: Të hapur për bisedime, por edhe për sanksione me Iranin

Uashington, 5 janar, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende janë të hapura për bisedime me Teheranin zyrtar rreth programit bërthamor iranian. Por në të njëjtën kohë, ato kanë filluar edhe diskutimet me aleatët për presione dhe sanksione të reja ndaj Teheranit në rast se ai nuk respekton kushtet e ndërkombëtarëve.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton sipas të cilës qëllimi i Uashingtonit është që t'i bëjë presion Teheranit dhe dhe Gardës Revolucionare, forcës më të madhe iraniane ushtarake, që ta frenojnë programin bërthamor.

Ndërkaq, ajo ka vlerësuar se duhet ditur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të ndërmarrin hapa që do t'i dëmtonin iranianët e thjeshtë.

n.e/NOA

KOMENTE