Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër KQZ shpall rivotimin në komunën e Gjilanit
English

Nesër KQZ shpall rivotimin në komunën e Gjilanit

Prishtinë, 5 janar, NOA - Në një mbledhje të tij të posaçme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dalë me një përfundim zyrtar mbi debatin nëse do të ketë rivotim edhe në komunën e Gjilanit, ashtu sikurse në Prizren dhe Lipjan.

Pritet që një gjë e tillë të ndodhë ditën e nesërme, sipas një mbledhje të parashikuar të KQZ-së së Kosovës, ku pas disa shtyrjeve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të nisë hetimi dhe rinumërimi i votave të komunës së Gjilanit. Hapja e kutive të votimit është një veprim i cili do të kryhet nën vëzhgimin e rreptë të zyrtarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

Nga ana e saj, PDK është dakord me rezultatin që ka dalë nga raundi i dytë i votimit në këtë zonë, ndërsa LDK e ka kontestuar rezultatin dhe kërkon patjetër hapjen e kutive të votimit.

Sekretariati i KQZ'së ka bërë të gjitha përgatitjet për përfundimin e dilemës së zgjedhjeve për Komunën e Gjilanit, e cila e ka kthyer atë në komunën më problematike për procesin zgjedhor të 15 nëntorit.

Edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Kosovës, Kristofer Dell sugjeroi ditë më parë që edhe në komunën e Gjilanit të përsëriten votimet, ashtu siç kishte udhëzuar KQZ për zonën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit.

n.e/NOA

KOMENTE