Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një mjek 29-vjeçar nis sot udhëtimin rreth botës me një biçikletë
English

Një mjek 29-vjeçar nis sot udhëtimin rreth botës me një biçikletë

Londër, 5 janar, NOA - Pas një studenti që ka ndërmarrë udhëtimin rreth botës i vetëm, këtë herë mësohet se është një mjek ai që ka ndërmend gjithashtu të realizojë sfidën e madhe për të bërë një xhiro përqark gjithë globit. Mediat bëjnë me dijeni se ai është 29-vjeçari Steve Fabes, i cili ka vendosur të përshkojë plot 80 mijë kilometra me biçikletën e tij.

Udhëtimi i tij nis ditën e sotme, ndërsa mjeku në fjalë ka përllogaritur se për ta përshkuar një gjatësi të tillë rruge, atij do t'i duhen plot pesë vjet.

Gjithë këtë rrugë të mundimshme ai planifikon ta bëjë për t'i siguruar paratë e nevojshme për ndërtimin e qendrës mjekësore Merlin, e cila u ofron ndihmë njerëzve nga mbarë bota që janë viktimë e katastrofave natyrore, luftërave ose epidemive.

Duke e cilësuar si një rast jetësor, ai nuk e ka fshehur ndërkaq as frikën e madhe që e ka mbërthyer para këtij udhëtimi. Â

n.e/NOA

KOMENTE