English

Përmbytjet, Topalli falënderon të gjitha strukturat që punuan për përballimin e situatës

Tiranë, 5 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndoqi sërish sot nga afër situatën, fshat më fshat, në komunat e prekura nga përmbytjet, në rrethin e Shkodrës.

Kryetarja e Kuvendit e shoqëruar nga deputetët e qytetit, ka takuar banorët e këtyre zonave, ku konfirmoi se i gjithë shteti në nivel qendror e lokal është në gatishmëri të plotë, orë pas ore, në mbështetje dhe ndihmë të tyre.

Ajo falënderoi dhe shprehu mirënjohje të veçantë për forcat e ushtrisë, policisë, bluzat e bardha të shëndetësisë, punonjësit e drejtorisë elektrike të rrethit, si dhe ata të mirëmbajtjes së kanalizimeve, të cilët sipas saj treguan solidaritet dhe punuan me përgjegjësi të jashtëzakonshme për përballimin e situatës.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi organizimin e menjëhershëm të punës së pushteti qendror dhe atë vendor së bashku Shtabin e Emergjencës pranë prefektit, të cilët ndërmorën çdo masë të nevojshme për të ndihmuar banorët.

Gjatë bisedave me banorët e fshatrave, Topalli u kërkoi atyre mirëkuptim për të bashkëpunuar me forcat e ushtrisë dhe policisë për një zbatim sa më efikas të planit të evakuimit, në orët në vijim.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vendosjen e urës së Belit që lidh fshatin Goricë me fshatin Muriqan dhe që ka bërë të mundur nxjerrjen nga izolimi të banorëve të fshatit Obot si dhe njëkohësisht ajo falënderoi për gatishmërinë në shpërndarjen e ndihmave për banorët e kësaj zone.

k.k/NOA

Â

KOMENTE