Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagos hajdutin teksa po tentonte të mbronte një lokal, arrestohet nënoficeri
English

Plagos hajdutin teksa po tentonte të mbronte një lokal, arrestohet nënoficeri

Tiranë, 5 janar NOA - Tenton të vjedhë një lokal, por plagoset rëndë gjatë një përleshje me një nënoficer të ministrisë së Mbrojtjes.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën "Sitki Çiço" në Tiranë kur Hysen Kanushi, 32-vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër, për veprën penale të vjedhjes,, në bashkëpunim edhe me tre shtetas të tjerë ka tentuar të vjedhë lokalin në pronësi të një shtetasi.

Por gjatë vjedhjes është përballur me 24-vjeçarin, Albin Hoxha, 2lindur në Laç banues në Tiranë, me detyrë nënoficer në Ministrinë e Mbrojtjes.

Hoxha sapo konstatoi se po vidhej lokali u vërsul të ndalonte autorët tre prej të cilëve u larguan me shpejtësi ndërsa po konfrontohej me32-vjeçarin Hysen Kanushi.

Gjatë përleshjes fizike, nënoficeri ka kryer shkrepje të pa vullnetshme të armës, duke plagosur rëndë 32-vjeçarin Kanushi. Policia e cila nisi menjëherë hetimet pas sinjalizimit për ngjarjen, tha se kreu arrestimin e autorit të vjedhjes së mbetur në tentativë Hysen Kanushi dhe nënoficerit Albin Hoxha i cili akuzohet për veprën penale të "plagosjes së rëndë në kalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".

k.k/NOA

KOMENTE