Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet e borës rëndojnë veriun e vendit, bllokohen disa fshatra dhe akse rrugore
English

Reshjet e borës rëndojnë veriun e vendit, bllokohen disa fshatra dhe akse rrugore

Pogradec, 5 janar, NOA - Reshjet e vazhdueshme të dëborës të rëna gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kryesisht në zonat e veriut të Shqipërisë kanë shkakruar bllokimin e shumë prej tyre.

Por e vështirë paraqitet ndërkaq situata edhe në disa zona lindore të vendit, si ajo e Pogradecit, ku konkretisht janë shfaqur probleme në aksin Përrenjas-Pogradec për shkak të reshjeve të dëborës. Sipas të dhënave të raportuara, Qafë-Thana është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkohë që trashësia e dëborës në këtë zonë arrin në 30 centimetra.

Për shkak të dëborës dhe akullit të krijuar nga ngritja e saj janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse nacionale prandaj mjetet rekomandohet që të lëvizin të pajisur me zinxhirë.

Edhe në zonën e Korçës kanë nisur reshje të konsiderueshme duke shkaktuar vështirësi, veçanërisht në aksin Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Kolonjë.

Ndërsa në zonën e Dibrës shumë fshatra rezultojnë të bllokuar, mes tyre edhe Kalaja e Dodës, si edhe të tjerë në komunën e Lurës.

n.e/NOA

KOMENTE