Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu ankesë shefit e Eulex-it: Serbia, veprime destruktive ndaj nesh
English

Sejdiu ankesë shefit e Eulex-it: Serbia, veprime destruktive ndaj nesh

Prishtinë, 5 janar, NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka konfirmuar nevojën e zhdukjes së strukturave paralele të cilat sipas tij kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Një fakt të tillë ai e ka bërë me dije gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon dhe zëvendësshefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Fletcher Burton. Me ta, ai ka diskutuar për veprimet e vazhdueshme të Serbisë, të cilat i ka konsideruar si negative dhe të qëllimshme.

Presidenti Sejdiu shprehu shqetësimet e tij, në veçanti për veprimet e fundit të Serbisë, që paraqesin investim të drejtpërdrejtë në strukturat paralele dhe në aktivitetet e tyre ilegale. Sipas Sejdiut, vendimi i Serbisë për emërimin e gjyqtarëve për të punuar në gjykatat paralele në Kosovë duhet kundërshtuar pasi Republika e Kosovës ka një sistem të vetëm dhe unik gjyqësor dhe çfarëdo tentimi për ta cenuar atë është absolutisht i papranueshëm dhe kundërligjor.

Në lidhje me këto tentativa të cilat ai i ka cilësuar si "veprime destruktive të Beogradit", ai kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështetjen dhe ndihmën e EULEX-i dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare që të ndërmarrë masa urgjente.

"Republika e Kosovës është e përkushtuar për zbatimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit, që përfshin edhe shuarjen e menjëhershme të strukturave paralele. Është obligim i të gjitha institucioneve të Kosovës që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për ta realizuar këtë obligim", theksoi presidenti Sejdiu lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE