English

Durrës, gratë denoncojnë bashkëshortët: Po na torturojnë

Durrës, 7 janar NOA - Tre gra kanë kërkuar ditën e djeshme, ndihmën e policisë pasi dhunoheshin sistematikisht nga bashkëshortët e tyre.

Burime nga policia e Durrësit thanë se gjatë ditës së djeshme kane bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë së Durrësit tre gra.

A.K., 33-vjeçe banuese në lagjen Nr. 15 në Durrës, e martuar, me dy fëmijë pretendoi se është dhunuar e keqtrajtuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj, J.K. 39-vjeç.

Gjithashtu në polici ka pretenduar edhe 39-vjeçarja, Dh.C., në lagjen Nr.12 në Durrës, e martuar, me 4 fëmijë, se bashkëshorti i saj, B.C. 43-vjeç ka ushtruar mbi të në mënyrë sistematike dhunë fizikë e psikologjike.

Burime nga policia thanë se u regjistrua edhe kallëzimi i 36-vjeçares, D.B. banuese në lagjen Nr. 14 në Durrës, e martuar, me dy fëmijë, e cila deklaroi se është dhunuar në mënyrë sistematike fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshorti i saj shtetasi I.B., 42-vjeç.

Policia plotësoi për të tria rastet Kërkesë-Paditë për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes.

k.k/NOA

KOMENTE