Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Shtëpia e vjetër kap 31-vjeçaren që ushtronte prostitucion me 2-3 mijë lekë
English

Operacioni "Shtëpia e vjetër" kap 31-vjeçaren që ushtronte prostitucion me 2-3 mijë lekë

Tiranë, 7 janar, NOA - Ushtronte prostitucion kundrejt pagesës prej 2-3 mijë lekësh, por është zbuluar dhe ka rënë në prangat e policisë.

Fjala është për një 31-vjeçare me emrin Flora Afmataj, e lindur në Krujë dhe banuese në Babrru të Tiranës, për të cilën burimet zyrtare të policisë konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se është kapur në flagrancë në kuadrin e operacionit "Shtëpia e Vjetër".

Arrestimi i saj u bë pasi dje në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë, konkretisht në mjediset e lokal "Alpin", u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës së lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan madje 4 mijë lekë, 1 telefon celular si dhe një pasaportë.

U kryen veprimet proceduriale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE