English

Trezeguet, stop për rreth 30 - 40 ditë pas dëmtimit

Torino, 7 Janar NOA - Një tjetër dëmtim shtohet në radhët e ekipit të Juventus dhe bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin francez të tyre David Trezeguet. Ai u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen me Parmën ku u zëvendësua menjëherë nga Amauri.

Pas kontrollit që u bë nga stafi mjekësor i Juventus u tha se për lojtarin bëhet fjalë për një dëmtim në kavilje.

Ky dëmtim do ta mbajë Trezeguen për një kohë të gjatë larg fushave dhe bëhet fjalë për një periudhë kohore prej 30 deri në 40 ditë.

Ky është një tjetër problem për Ferrarën i cili në formacionin e tij të ri me 4 - 4 - 2 kishte Trezeguen një pjesë të rëndësishme të tij.

Tashmë ekipi i Juventus në sulmin e tij mbetet në duart e brazilianit Amauri i cili është i vetmi sulmues i mirëfilltë që ka mbetur në listën e sulmuesve të Ferrarës.

r.b/NOA

KOMENTE