English

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Tiranë, 7 janar NOA - Të gjitha familjet që janë prekur nga përmbytjet si pasojë e shkarkimeve të ujërave të hidrocentralit të Fierzës do të përfshihen urgjent në skemën e ndihmës ekonomike.

Udhëzimi i ri i Shërbimit Social Shtetëror u është shpërndarë gjithë zyrave rajonale të shërbimit social në njësitë vendore të mbarë vendit.

Sipas burimeve zyrtare nga Shërbimi Social Shtetëror, një ekip pune i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z.Mihal Naço po inspekton familjet e dëmtuara në zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit në zonat e përmbytura të prefekturës së Shkodrës.

"SHSSH do të ofrojë Â trajtim të menjëhershëm me ndihmë ekonomike për familjet e dëmtuara nga fatkeqësia, si dhe asistencë e sistemim të shpejtë për fëmijët në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar, në institucionet e përkujdesit social publik në varësi te SHSSH-së", u shpreh për agjencinë e lajmeve NOA, drejtori i SHSSH-së, Mihal Naço.

Sipas tij, fondi i akorduar për ndihmën ekonomike është i mjaftueshëm për futjen në skemë të këtyre familjeve të reja të cilat në fillim të vitit të ri po rrezikohen nga një katastrofë natyrore e cila u ka shkatërruar gjithë ekonominë familjare dhe po u rrezikon deri dhe jetën.

b.m/NOA

KOMENTE