English

75-vjetori i lindjes së Elvis Preslit, aktivitete kulturore në botë

Misisipi, 8 janar, NOA - Mbreti i muzikës rock'n'roll, Elvis Presley, sot ka 75-vjetorin e tij, pasi ditëlindja e tij daton në 8 janar të vitit 1935 në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga vdekja e tij tashmë kane kaluar 33 vjet kur ai humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, pasojë e një overdoze.

Në kuadrin e këtij përvjetori të madh, është parashikuar që në botë të mbahen evenimente përkujtimore si një mbledhje në Parkes, qyteza australiane ku imituesit e "King" do të marrin pjesë në të përvitshmin "Elvis Festival" kundrejt të nxehtit 40 gradë.

Pas moshës 21-vjeçare deri në fund të jetës së tij në vitin 1977, Elvisi kishte më tepër se 100 hite në majat e top-hiteve në mbarë botën.

Koncerti i tij më i suksesshëm ishte ai i Havait në janar të vitit 1973, i cili u dha nëpërmjet satelitit në të gjithë botën dhe bile u ndoq nga më tepër njerez sesa kur u transmetua vajtja e Neil Armstrong në Hënë.

n.e/NOA

KOMENTE