Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Kamëz, një milion lekë në ndihmë të familjeve të përmbytura
English

Bashkia Kamëz, një milion lekë në ndihmë të familjeve të përmbytura

Tiranë, 8 Janar NOA - Në vazhdën e masave të marra për banorët e zonave të përmbytura, përfaqësues të Bashkisë Kamëz kanë vizituar sot zonat e përmbytura e të dëmtuara nga reshjet e ditëve të fundit. Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu së bashku me një grup punenga kjo bashki kanë vizituar sot komunat e përmbytura në zonën e Shkodrës: atë të Dajçit, Anës së Malit dhe Gurit të Zi, etj., për të parë nga afër gjendjen dhe nevojat për ndihmë në këto zona.

Grupi i punës më në krye Kryetarin e Bashkisë z. Mziu është takuar me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe me Shtabin e Emergjencave Civile në këtë zonë, ku është konkluduar në ndihmat që do të japë Bashkia Kamëz për t'i ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

Asistenca e bashkisë ka konsistuar në 1 000 000 lekë, kontribut ky në ndihmë të familjeve të përmbytura.

Duhet theksuar se kjo ka qenë ndihma e parë financiare nga të gjitha institucionet e tjera shtetërore e private në ndihmë të këtyre familjeve.

Bashkia Kamëz do të vijojë të ketë gadishmërinë maksimale, duke dhënë kontributin e saj financiar e logjistik në shërbim të këtyre banorëve për situatën e krijuar nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.

r.b/NOA

KOMENTE