English

Fati, një çift fiton plot 128 milionë dollarë në një llotari

Kentaki, 8 janar, NOA - Plot 128 milionë dollarë është shuma që një çift ka arritur të fitojë në një llotari. Rob Anderson dhe bashkëshortja e tij nga Kentaki i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë blerë biletën në momentin e fundit dhe kanë mbetur të mrekulluar kur kanë zbuluar se janë bërë miliarderë vetëm falë asak sekonde magjike. Ata kanë deklaruar sesi shumë herë e kishin provuar fatin në lojëra të tilla, mirëpo asnjëherë nuk kishin patur fat.

"Madje edhe kur mësuam se kishim fituar, mendonim se bëhej fjalë për ndonjë gabim dhe se ne nuk i kishin fituar ato para. Edhe kur verifikuam biletën, menduam se diçka nuk është në rregull", ka thënë Rob Anderson lidhur me një fakt të tillë.

Fillimisht ata kishin kërkuar të blinin 3 bileta, mirëpo shitësja gabimisht ua kishte dhënë vetëm një dhe ishte pikërisht ajo që do u falte mrekullinë.

n.e/NOA

KOMENTE