English

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Tiranë, 8 janar, NOA - Kisha Katotolike po ndjek me shqetësim të madh situatën e krijuar në disa zona në veri të vendit për shkak të gjendjes së rënduar hidrike të këtyre ditëve të fundit. Në një njoftim për shtyp, ajo bën me dijeni se u është gjendur afër të gjitha bashkësive që janë të përfshira në këtë situatë, me anë të lutjes drejtuar Zotit që të parandalojë ndonjë fatkeqësi më të madhe.

Ndërsa imzot Rrok Miridita u ka bërë thirrje besimtarëve, në meshët e kremtuara në festën e Ujit të Bekuar, që të luten për zonat e përmbytura apo në rrezik përmbytjeje, duke falënderuar Zotin që deri tani nuk ka pasur viktima njerëzore, sikurse sigurisht është bërë në të gjitha kishat katolike në Shqipëri.

Gjithashtu është bërë thirrje që t'u vihet në ndihmë konkrete njerëzve në nevojë.

Ndërkaq, anëtarët e kishës katolike janë angazhuar tashmë edhe në terren. E gjithë Arkidioqeza e Shkodër-Pultit me arqipeshkvin Angelo Massafra e të gjithë meshtarët e motrat janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në përballimin e situatës.

Gjithashtu edhe nëpërmjet Caritas-it kombëtar të Shqipërisë po u vihet në ndihmë zonave të përmbytura.

n.e/NOA

Â

KOMENTE