Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Plan për ndihma pas përmbytjeve
English

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Plan për ndihma pas përmbytjeve

Tiranë, 8 Janar NOA - Konferenca Ipeshkëvnore e Shqipërisë deklaroi sonte se ajo po ndjek me shqetësim të madh situatën e krijuar në disa zona në veri të vendit për shkak të gjendjes së rënduar hidrike të këtyre ditëve të fundit.

Kisha Katolike në Shqipëri u gjendet afër të gjitha bashkësive që janë të përfshira në këtë situatë, me anë të lutjes drejtuar Zotit që të parandalojë ndonjë fatkeqësi më të madhe", tha përmes një komunikate për media, Zyra e shtypit e KISH.

Kryetari i KISH Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtarëve, në meshat e kremtuara në festën e Ujit të Bekuar, që të luten për zonat e përmbytura apo në rrezik përmbytjeje, duke falënderuar Zotin që deri tani nuk ka pasur viktima njerëzore, sikurse sigurisht është bërë në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri.

Gjithashtu është bërë thirrje që t'u vihet në ndihmë konkrete njerëzve në nevojë.

KISH thotë se bën me dije se është e angazhuar tashmë në terren.

E gjithë Arkidioqeza e Shkodër- Pultit me Arqipeshkëvin Angelo Massafra e të gjithë meshtarët e motrat janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme në përballimin e situatës.

Gjithashtu edhe nëpërmjet Caritas-it kombëtar të Shqipërisë po u vihet në ndihmë zonave të përmbytura, kurse u bëhet thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë, të kontaktojnë Caritas-in shqiptar në rrugën Don Bosko pranë Zogut të Zi në Tiranë.

r.b/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit

Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE