English

Operacioni "Komani" çon në qeli dy persona, strehuan një të kërkuar për vrasje

Tiranë, 8 janar NOA - Pas kapjes dhe arrestimit të shumë të kërkuarit Ylli Biberi, 27 vjeç, i akuzuar për veprën penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtjes pa leje", dje në mesditë në kuadër të operacionit policor të koduar "Komani" specialistët e seksionit Kundër Jetës dhe Shëndetit në Policinë e Tiranës realizuan arrestimin edhe dy shtetasve të tjerë, të dyshuar për "Përkrahjes së autorit të krimit".

Ernest Jahelezi, 22-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz dhe Gëzim Idris Muldaka, 22-vjeç, lindur dhe banues në Laç, i proçeduar më parë për vjedhje u arrestuan dje pasi janë kapur së bashku me shtetasin Ylli Byberi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar veprën penale të "përkrahjes së autorit të krimit".

Byberi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në Tiranë ndodhur pak muaj më parë.

k.k/NOA

KOMENTE