Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Posta Shqiptare, 20 mijë euro dhe 1.9 milionë lekë për familjet e përmbytura
English

Posta Shqiptare, 20 mijë euro dhe 1.9 milionë lekë për familjet e përmbytura

Ofrohen edhe 10 automjete për ndihmë, drejtori Arqile Gorea: "Ndërkohë e gjithë infrastruktura e kompanisë prej 551 zyrash në çdo skaj të vendit do të jetë në shërbim të Shtabit të Emergjencës"

Tiranë, 8 Janar NOA - Posta Shqiptare duke u solidarizuar me familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore e përmbytjes në Lezhë dhe si pasojë e shirave të shumtë që kanë rënë ditët e fundit dhe derdhjes së ujit të hidrocentraleve ka vendosur të solidarizohet jo vetëm duke kontribuar financiarisht dhe në mjete transporti.

Duke ndjekur nga afër situatën dhe qenë në gatishmëri të plotë Posta Shqiptare ka konkretizuar menjëherë ndihmën e saj për banorët e zonës, kjo në kuadrin e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe qendrore.

Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka vendosur që të akordojë 20 mijë euro nga buxheti i saj në numrat e llogarisë të hapura nga Komiteti i Emergjencës Civile.

Por nismës së drejtorisë së Përgjithshme i janë përgjigjur dhe punonjësit e sistemit postar të cilët kanë vendosur të derdhin në këtë llogari bankare kontributin e tyre.

Shuma e kontributit ndonëse modeste duke pasur parasysh numrin prej 2234 punonjësit të kompanisë do të jetë një donacion mjaft i rëndësishëm që do t'u nevojitet autoriteteve për të iu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Ndihma e kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare nuk është mjaftuar me kaq.

Drejtoria ka vendosur që të vërë në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile 551 zyrat postare dhe 10 mjete transporti si dhe gjithë infrastrukturën e saj e vë në shërbim duke pranuar çdo lloj ndihme.

Drejtuesit e Postës Shqiptare thanë se po ndjekin me shqetësim situatën dhe urojnë që banorët e zonave të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë t'i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Posta Shqiptare i bashkëngjitet përpjekjeve të përbashkëta për ndërhyrjen në kohë dhe mbajtjes nën kontroll të situatës por veçanërisht ata forcat e policisë dhe ushtrisë, punonjësit e hidrocentraleve dhe të shëndetësisë që janë të mobilizuar maksimalisht për të përballuar sa më mirë këtë situatë emergjence në të cilën ndodhen zonat e përmbytura. Kjo sepse të gjithë janë të motivuar dhe po tregojnë përkushtim për të bërë të pamundurën në evakuimin e të gjithë banorëve pavarësisht se disa prej tyre nuk pranuan fillimit të largohen për të shpëtuar çdo jetë njeriu.

Sakaq, drejtuesit e Postës Shqiptare iu bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet si bashkia Shkodër, komuna Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Berdicë, Gur i Zi, Bushat etj, që t'u përgjigjen në kohë thirrjes së autoriteteve për evakuimin nga shtëpitë e tyre me qëllim që të mos humbet asnjë jetë njeriu.

r.b/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit

Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE