Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi dekreton shkarkimin e prokurorit të Gërdecit
English

Presidenti Topi dekreton shkarkimin e prokurorit të Gërdecit

Tiranë, 8 Janar NOA - Presidenti i Republikës, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm ka dekretuar shkarkimin e një prokurori që udhëhoqi hetimet për tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2008 ku gjetën vdekjen 23 vetë, rreth 300 të tjerë u plagosën dhe u shënuan dëme mbi 15 milionë euro.

"Zamir Shtylla, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, të largohet nga kjo detyrë, meqenëse ka paraqitur dorëheqjen", thuhet në dekretin e Presidentit Topi, dekret që hyn në fuqi menjëherë.

Dy dekrete për Shtyllën

Ky është dekreti i dytë brenda një viti që Presidenti shpall për Zamir Shtyllën.

Më herët, më 29 janar 2009, Topi dekretoi transferimin e Zamir Shtyllës nga prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e emëruar atë, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Presidenti Topi e dekretoi dhe atëherë transferimin, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

Zamir Shtylla ka qenë drejtor i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe njihej si krahu i djathtë i Ina Ramës.

Megjithatë Shtylla ka qenë në poste të larta drejtuese në Prokurorinë e Përgjithshme që në fillim të viteve '90 kur presidenti i atëhershëm Sali Berisha e dekretoi si kreun e hetimit në institucionin qendror të akuzës.

Shtylla u detyrua të largohet nga funksionet e larta për shkak se prekej nga ligji për pastërtinë e figurës që në të vërtetë asnjëherë nuk nisi zbatim zyrtarisht pasi u bllokua nga Gjykata Kushtetuese.

Pas akuzave se ishte implikuar në krime të komunizmit që lidheshin me dënimin e njerëzve të pafajshëm, Shtylla i njohur ndryshe si prokurori i "Gerdecit", kishte deklaruar se "përpjekjet e bëra së fundmi, duke më atribuuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presionin për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej", - duke iu referuar sulmeve të Berishës.

e.r/NOA

Â

KOMENTE