English

Shfrytëzonin vajza si prostituta, shpallen në kërkim dy persona

Elbasan, 8 janar, NOA - Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët akuzohen se në bashkëpunim kanë trafikuar në Greqi 23-vjeçaren me inicialet M.B, ku edhe e kanë shfrytëzuar për prostuticion në një periudhe 3-mujore. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave të kërkuarit janë 29-vjeçari Klodian Beci dhe 68-vjeçari Servet Beci, që të dy banues në Elbasan.

Ndërkaq, po nga i njëjta polici raportohet se është ndaluar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Itali një vajzë 32-vjeçare me inicialet M.K.

I ndaluari është 39-vjeçari Saimir Binjaku, lindur dhe banues në Elbasan, i cili mësohet se e ka shfrytëzuar vajzën e përmendur më lart për një periudhë të gjatë kohe, deri në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Materialet për të tre personat e akuzuar iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shfrytëzim i prostuticionit në rrethana rënduese" e cila parashikohet nga neni 114/a i kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE