Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama premton hapjen e një qendre multifunksionale në ish-kinema Dajti
English

Edi Rama premton hapjen e një qendre multifunksionale në ish-kinema Dajti

Tiranë, 9 Janar NOA Përmbledhje - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka takuar sot në ambientet e Akademisë së Arteve rreth 600 nxënës të dalluar të kryeqytetit, ku premtoi hapjen e një qendre multifunksionale në ish-kinema Dajti.

Rama i ka vlerësuar nxënësit dhe u ka shprehur atyre mirënjohjen për shembullin dhe rezultatet e arritura dhe duke nënvizuar njëkohësisht faktin se Bashkia e Tiranës, i gjithë komuniteti ynë mund dhe duhet të bëjë akoma më shumë në drejtim të vlerësimit të tyre.

Kryebashkiaku Rama premtoi një mundësi tjetër që do të krijohet në ditët në vijim për komunitetin e të rejave dhe të rinjve të kryeqytetit.

"Është fjala për hapjen e një qendre multifunksionale në ish-kinema Dajti, një qendër e cila do t'i ofrojë secilit prej jush dhe çdo bashkëmoshatari dhe bashkëmoshatareje tuaj, mundësinë për të kaluar orë të kohës së lirë dhe për të marrë mësime nga më të ndryshmet, lidhur me artet apo me shkencat dhe njëkohësisht për t'i dhënë mundësi atyre që ndër ju do të kenë më shumë dëshirë dhe më shumë kuriozitet dhe interes për t'u angazhuar drejtpërdrejt në këtë qendër, që të jeni jo vetëm ata që mësoni diçka më shumë, por edhe ata që mësoni të tjerët", - bëri të ditur z.Rama.

Unë besoj, - shtoi ai, - se hapja e kësaj qendre në ditët në vijim, do të jetë një lajm i mirë dhe do të jetë një mundësi që ju do ta shikoni e prekni vetë.

Fjalën e plotë të Ramës e gjeni këtu

a.l/e.r/r.b/NOA

KOMENTE