Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike
English

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

FOTOT

Tiranë, 9 Janar NOA - Situatë serioze në Shkodër pasi niveli i lumit të Bunës është aktualisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike.

Këtë pohim e bëri Ministria e Brendshme para pak çastesh përmes një komunikate zyrtare që shpërndau, duke iu referuar të dhënave të orës 12.00 të mesditës së sotme.

Specialistët sqarojnë se në këtë situatë nëse ajo precipiton, të parat që mund të përmbyten janë rrugët hyrëse të qytetit dhe lagjja "Xhabije".

Gjithsesi, korrespondenti i agjencisë NOA në Shkodër, konfirmon se deri në këto momente nuk ka asnjë evidentim të vërshimit të ujit në rrugë.

Pas një nate disi më të qetë, në qarkun e Shkodrës, sot në mëngjes ka rënë shi, që i ka shtuar shqetësimet e banorëve. Në zonën e nën Shkodrës vazhdon të mbetet situatë e vështirë, pasi uji ka vërshuar mijëra hektarë tokë, ndërsa në qindra shtëpi uji ka hyrë në katet e para të tyre. Në komunat Ana e Malit, Dajçi, Bërdica dhe Velipoja, niveli i ujit raportohet se ka arritur në 2 metra.

Ndërkohë bëhet e ditur se aksi i rrugës nacionale Shkodër-Tirane në harkun e Bërdicës është bërë i kalueshëm.

Kurse në takimin e sotëm të Komiteti të Emergjencave Civile nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha u ndanë detyra dhe u aktivizuan strukturat e ushtrisë për evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër.

Po ashtu po ndërmerret evakuimi i 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë si dhe evakuimi i komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat.

Ndërsa u vendos vazhdimi i dërgimit të ndihmave në komunën e Dajçit dhe Velipojës.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha pohoi se janë përcaktuar magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në Repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave.

Kurse nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spathait.

Gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht dhe brenda ditës së sotme vazhdojnë punimet për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature.

Autoritetet shprehen edhe se po bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave.

r.d/e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE