English

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

FOTOT

>> Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Tiranë, 9 Janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri në një komunikim me mediat para pak minutash, vuri theksin tek fakti sipas tij, se kjo katastrofë e shkaktuar edhe për arsye korruptive duhet të ketë përgjegjës dhe përgjegjësi.

Deputeti Tahiri tha se babëzia e qeverisë për të fituar me çdo kusht nga eksporti i energjisë duke mbushur digat edhe përtej limitit të lejuar solli një krizë humanitare në vend.

"Jemi dëshmitarë se si po përkeqësohet dita ditës situata në veri të vendit për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë askush nuk po merr përgjegjësi", - deklaroi Tahiri duke vlerësuar edhe një herë në emër të PS, se kjo katastrofë nuk është natyrore.

Tahiri vlerësoi se ka ligje dhe rregullore teknike që nuk janë respektuar, duke sjellë këto pasoja të paimagjinueshme.

Kurse komentoi: "Babëzia e qeverisë për të fituar me çdo kusht nga eksporti i energjisë duke mbushur digat edhe përtej limitit të lejuar, degradoi në skenarin më të keq të mundshëm, në përmbytje të këtyre përmasave të jashtëzakonshme".

Duke evidentuar shifra që i referohen PS, Tahiri tha se "dëmet e shkaktuara deri sot, kapërcejnë disa miliona euro e po kaq miliona euro ka kushtuar e po kushton përpjekja për të shmangur fatkeqësinë ekstreme, megjithëse këto kosto ishin tërësisht të shmangshme në qoftë se qeveria do kishte qenë e kujdesshme dhe e interesuar jo për të fituar para nga eksporti i energjisë në kurriz të qytetarëve, por për të ruajtur jetën dhe pasurinë e tyre në radhë të parë".

Edhe një herë PS përmes Tahirit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti duke vlerësuar se ai duhet të largohet nga detyra "jo vetëm pse është përgjegjës për këtë që ka ndodhur, por edhe për ti dhënë siguri banorëve të përmbytur dhe gjithë shqiptarëve, se katastrofa të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen".

Në përfundim të komunikimit me mediat, Tahiri sugjeroi se prokuroria duhet të hetojë "rigorozisht e të nxjerrë para drejtësisë këdo tjetër që për mediokritet, paaftësi, gabim apo më keq akoma, me dashje, ka shkelur rregulloret teknike, duke shkaktuar përmbytjet e mëdha në veri të vendit dhe këtë emergjencë humanitare që po pason për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e banorëve të asaj zone".

e.r/NOA

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE