Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama kërcënon pronarët e drejtuesit e mediave, shtron pyetje dhe për Ina Ramën
English

Rama "kërcënon" pronarët e drejtuesit e mediave, shtron pyetje dhe për Ina Ramën

FOTOT

>> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO

Tiranë, 9 Janar NOA - Nuk kanë të sosur sulmet politike këtë fundjavë nga krahë të ndryshëm të së majtës e të djathtës. Pasi Topalli gjatë ditës sulmoi Ramën duke e akuzuar se dëshëron morte që të bëjë karrierë, kreu socialist nuk u ndal sonte vetëm në kritikat ndaj kryeparlamentares por hodhi akuza dhe paralajmërime edhe ndaj pronarëve dhe drejtuesve të mediave.

"Pronarë e drejtues mediash që merrni pjesë në operacionin e shpëtimit të qeverisë nga mbytja, ju jeni në të drejtën tuaj të plotë për ta shitur lirinë tuaj, por mos harroni se shpërdorimi i fuqisë që keni në dorë do ta zhbëjë atë fuqi përballë të vërtetave që po shpërthejnë çdo ditë, mbi zullumin e trashë të gënjeshtrës qeveritare e të deformimit mediatik", - ishte paralajmërimi që bëri Rama në një dalje të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmjen e sotme.

"Sali Berisha nuk shpëton dot nga e vërteta e patolerueshme e kësaj ngjarjeje katastrofike për mijëra familje e për gjithë vendin bashkë me ta, edhe sikur tërë ekranet e gazetat në shërbim të tij të mbushen me reportazhe për ngrohjen globale e për motin e keq në botë me qëllim mbulimin e tërbimit të ujërave të Fierzës për shkak të harbimit të priftit të korrupsionit", - tha më pas Rama.

Kurse shtoi: "Për Sali Berishën ora e ballafaqimit me të vërtetat e popullit kishte ardhur përpara kësaj katastrofe. Kjo katastrofë është një arsye madhore më shumë për të kërkuar me forcë, menjëherë pas emergjencës, largimin e tij bashkë me priftin e korrupsionit me ujërat e digave e me tërë të tjerët, që jo vetëm s'janë të zot të garantojnë sigurinë e jetës e të pronës për shqiptarët, po edhe ujin për dritë e kthejnë në ujë për t'u mbyt.

Më tej, Edi Rama iu drejtua direkt edhe Ina Ramës: "Zonja Prokurore e Përgjithshme, ne ju kemi mbështetur e do t'ju mbështesim në kryerjen e detyrimeve tuaja kushtetuese, por sot duam të dimë se çfarë duhet të ndodhë ende në Shqipëri që prokuroria të shfaqet në vendngjarje e të nisë hetimin për dëme kolosale të pasurisë publike e private njerëzish me liri e të drejta kushtetuese?".

e.r./r.b/NOA

Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore

Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër

Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë

Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri

Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër

Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte

Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet

Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik

Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE