Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte
English

Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte

FOTOT

Rama i përgjgijet Topallit

Buna, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

Kryetarja e Kuvendit deklaratë të papërgjegjshme ndaj kreut të PS, kritikon dhe qeveritë e Britanisë dhe Francës

Shkodër, 9 Janar NOA - Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka lëshuar një akuzë të rëndë dhe të papërgjegjshme sot kur akuzoi kreun socialist Edi Rama se shpresa e tij janë mortet në Shqipëri dhe karriera e tij, ngrihet pikërisht mbi këtë.

Akuza e Topallit u bë sot nga Harku i Bërdicës ku ajo po ndiqte nga afër situatën pas përmbytjeve në Shkodër.

Sikundër bën të ditur dhe zyra e shtypit të Kryetares së Kuvendit, e pyetur për vizitën në Shkodër të Kryetarit të Partisë Socialiste, Topalli tha:

"Ka njerëz në këtë vend që lindin më shpresën që të shohin vetëm morte dhe e bazojnë karrierën e tyre në to. Edhe pse ka ardhur në Shkodër pas dhjetë ditëve ai mbeti i zhgënjyer se nuk gjeti asgjë nga këto".

Duke theksuar më tej se ajo e njeh këtë zonë dhe problemet që kjo zonë ka pasur në dekada nga përmbytjet, për shkak së është e rrethuar nga uji, shtoi se "nuk ka parë ndonjëherë një menaxhim, vullnet politik dhe sens përgjegjësie më të madhe".

Kurse në përfundim të komentit të saj, vlerësoi se Tirana zyrtare ka marrë masa më efektive se qeveritë perëndimore:

"Unë mendoj se kësaj radhe masat parandaluese kanë qenë ato që kanë bërë që të mos jemi në gjendej katastrofe si Britania, Franca, etj. Unë nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër, të tilla masa parandaluese dhe menaxhim të tillë kur ministrat janë të instaluar këtu 24 orë në 24 në funksion të çdo banori".

r.d/e.r/NOA

Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë

Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri

Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër

Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte

Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet

Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik

Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE