Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, palestinezi abuzon seksualisht vajzën shqiptare
English

Itali, palestinezi abuzon seksualisht vajzën shqiptare

Firenze, 10 Janar NOA - U bë i mundur vetën ditën e sotme kapja e një palestinezi me emrin Yassir Mohamed 20 vjeç i cili natën e Vitit të Ri sulmoi seksualisht një vajzë 25 vjeçare me origjinë shqiptare.

Palestinezi kishte mundur t'i shmangej asaj situate duke i ikur forcave të rendit të cilët u lajmëruan menjëherë nga kalimtarët që kishin parë atë skenë.

Por ditën e sotme forcat policore të Firenzes bënë të mundur kapjen e tij i cili ndodhej në kufi me Francën dhe po përpiqej të largohej nga Italia. Tashmë ai ndodhet në burgun e Fiorentinos në Solliçiano.

Gjithçka ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të 1 janarit në San Silvestro të qytetit Firence në Itali.dhe e reja shqiptare ka pësuar plagë për shkak të dhunës së përdorur gjatë abuzimit seksual.

Sipas denoncimit që bëri 25-vjeçarja shqiptare, emigrante e rregullt, ajo ishte duke kaluar nënkalimin pranë stacionit të trenit të Rifreddi, kur u sulmua nga një mashkull.

Ajo u dërgua në spitalin lokal ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

r.b/NOA

KOMENTE