Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPPTT: Bllokohet aksi rrugor Qafë Mali - Fierzë, shkak rrëshqitja e dherave
English

MPPTT: Bllokohet aksi rrugor Qafë Mali - Fierzë, shkak rrëshqitja e dherave

Tiranë, 10 janar NOA - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit  urdhëroi sot bllokimin e aksit rrugor Qafë Mali -Fierzë.

Shkak është bërë rrezikshmëria që paraqitet në këtë zonë si rezultat i rrëshqitjeve të dherave.

Sipas njoftimit të MPPTT qarkullimi për në Tropojë do të kryhet duke ndjekur trajektoren Kukës- Kam- Sopot- Bajram Curri" Aksi Qafë- Mali Fierzë u lirua sot në mëngjes pasi gjatë natës ishte bllokuar për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të hidrocentralit të Fierzës.

Masivi i dheut zuri trasenë e rrugës Qafë Mali-Fierzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.20 minuta të së shtunës. k.k/NOA

KOMENTE