Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada greke informon mbi ndihmën që po jep për zonat e përmbytura
English

Ambasada greke informon mbi ndihmën që po jep për zonat e përmbytura

Tiranë, 12 Janar NOA - Greqia fqinje po jep ndihma konkrete në dobi të zonave të përmbytura në veriun e Shqipërisë dhe për banorët e dëmtuar.

Që në momentet e para që u bënë të dukshme përmasat e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, qeveria greke ofroi dhe do të vazhdojë të ofrojë në praktikë ndihmën e saj për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri.

Këtë theksoi edhe ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë z. Dhimitrios Dhrucas, gjatë një komunikimi telefonik që pati me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe njëherësh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë z. Ilir Meta.

Më konkretisht, Greqia ka dërguar tashmë një grup prej 29 personash të Trupës së Zjarrfikësve me katër makina dhe pajisje speciale, dy varka, 19 pompa me benzinë dhe 5 pompa elektrike.

Ky grup po ndihmon në shpërndarjen e ndihmave, për banorët e zonave të përmbytura në rajonin e Shkodrës.

Ndërkohë mësohet se gjatë ditëve në vijim, pritet të mbërrijë në Shqipëri, në koordinim me Shërbimin e Bashkëpunimit Zhvillimor Ndërkombëtar të Ministrisë së Jashtme (Hellenic Aid), ndihmë humanitare që do të përbëhet, mes të tjerave nga 3.6 tonë ushqime, 1 ton ilaçe si dhe pajisje për përballimin e përmbytjeve (gjeneratorë dhe pompa uji).

Autoritetet kompetente greke bëhet e ditur se janë në bisedime me Kryqin e Kuq grek, për dërgimin e një ndihme shtesë prej 1.2 tonë ushqimesh.

e.r/NOA

KOMENTE