Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti: Ja ndihmat që u shpërndanë sot në zonat e përmbytura
English

Komiteti: Ja ndihmat që u shpërndanë sot në zonat e përmbytura

Tiranë, 12 janar NOA Update Klodiana Kotorri/ - Ministria e Brendshme deklaroi pak minuta më parë se gjatë gjithë ditës së sotme strukturat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera të angazhuara në kuadër të emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës kryen detyrat e përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës.

Për të verifikuar drejtpërdrejt në terren kryerjen e operacioneve anëtarët e Komitetit Ndërministror kryen inspektime të veçanta në zonat e prekura nga përmbytja ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ishte në Dajç, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në Velipojë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi në Bushat dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli në Komunën Gur i Zi.

Gjatë ditës së sotme u shpërndanë ndihma në disa komuna si në komunën Velipojë, 5 ton ujë, 400 pako ushqime, në komunën Berdice, 450 pako ushqim, 3 ton ujë, në komunën Bushat, 400 pako ushqimore, 3 ton koncentrat për bagëtinë, 1 gjenerator për 50 familje, 1 lundër me motorr, 35 çadra dhe 150 palë çizme, në komunën Dajç, 10 ton ujë, 700 pako ushqimore

7 ton koncentrat për bagëtinë, 100 pelerina, 50 çadra dhe 200 palë çizme, në bashkinë Shkodër, 80 pako ushqimore për tre ditë në konviktet, dy lundra, një ton hipoklorit për dezinfektim, në Komunën Rrethina, 40 pako ushqimore, dy ton koncentrat si dhe në Komunën Ana e Malit, 4 ton ujë, 200 pako ushqime, 3 ton koncentrat dhe 5 lundra.

Prefekti i Qarkut ka pritur një grup nga Kosova të cilët kanë dërguar ndihma ushqimore për llogari të zonave të përmbytura të cilat u magazinuan pranë rezervave të Shtetit në Gjader.

Në mesditë kanë ardhur një grup specialistësh Italiane nga Mbrojtja Civile Italiane me porosi të Këshilltarit personal të Berluskonit të shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Digave në Shqipëri Z.Erjon Kalaja për të parë konkretisht mundësinë e ndërhyrjes në argjinatura dhe diga në të gjithë zonën e përmbytur.

Në orën 15.30 ishte pranë pranë KECQ, zëvendëskryeministri dhe Ministri i i Jashtëm, Ilir Meta ku përcaktuan prioritetet kryesore për të ndërhyrë në argjinaturat e dëmtuara të Dajçit, Bushatit, Velipojës dhe asaj të Shkodrës.

k.k/NOA

KOMENTE