Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj: Deputetët e PS, çdo ditë në terren pranë banorëve të përmbytur
English

Leskaj: Deputetët e PS, çdo ditë në terren pranë banorëve të përmbytur

Shkodër, 12 Janar NOA - Deputetë të Partisë Socialiste Valentina Leskaj, Sadri Abazi, Shega Ligori dhe drejtues të Shtabit të ndihmës së ngritur nga PS kanë shpërndarë ndihma në lagjen e përmbytur në periferi të qytetit të Shkodrës. Në lagjen Livadhe deputetët e PS kanë shpërndarë ndihma ushqimore për banorët të cilët shprehnin hapur pasigurinë e tyre dhe kërkonin ndihmë.

Një grua nënë e 5 fëmijëve u shpreh: "Kam 5 fëmijë, aty ku i kam strehu nuk kam kushte. Ju lutem na ndihmoni, por edhe shikoni shtëpinë time, 70 cm ujë kam brenda. Askush nuk vjen të na ndihmojë, edhe një çantë me ushqime që na sollën dje nuk mjafton, jam veti i 7, pa ushqimore pa asnjë send. Mizerabël, nuk jetohet kështu."

Një tjetër banor në bashkëbisedim me deputetët bëri një pohim: "U bë 4 ditë që s'vjen kush këtu. Por, kur erdhi Edi Rama këtu, kanë ardhur makinat. Deri dje askujt nuk i binte në mend për ne. Gjysma s'ka marrë gjë hiç, gjysma ka marrë." Rrëfimi i këtij banori në lagjen Livadhe tregon se sa të çorganizuar dhe sa shumë politikë po bëhet edhe me katastrofën

Ndërsa deputetja socialiste Valentina Leskaj tha se deputetët e PS do jenë çdo ditë në terren pranë banorëve të përmbytur:

"Jemi këtu në Livadhe, me një grup deputetësh të PS të ardhur nga Tirana, por edhe të qarqeve të tjerë, për të parë në vend situatën dhe për t'ju shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për këta njerëz, burra, gra, fëmijë, që siç mund ta shihni, janë nën ujë, janë në hall, kanë dal në rrugë për të kërkuar një mbështetje".

Pa dyshim ne si PS, - vijoi Leskaj, - në kuadër të rrjetit për solidaritetin do të jemi këtu, jo vetëm sot, jo vetëm deputetët, por të gjithë strukturat tona, përfaqësues të pushtetit vendor, vullnetarë, të rinj, njerëz të tjerë që kanë shprehur solidaritetin dhe angazhimin e tyre për të kontribuar. Jemi edhe me një ndihmë modeste për njerëzit e përmbytur të kësaj zone.

"Ajo që vlen për të thënë sot, se pasi të mbarojë situata e emergjencës Partia Socialiste do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësive, pra vënien përpara drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkaktuar këtë katastrofë që nuk është një katastrofë që vjen nga Zoti, por lidhet me veprime apo mosveprime të personave që janë përgjegjës, deri te kryeministri Sali Berisha", - përfundoi Leskaj.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE