English

MB: Deri në mesditë në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 4780 persona

Tiranë, 12 janar NOA - Ministria e Brendshme publikoi sot të dhënat mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura, deri në mesditën e sotme.

Sipas ministrisë së Brendshme në Komunën Dajç janë përmbytur 2000 hektarë tokë dhe 1187 shtëpi ndërsa janë evakuuar 2000 persona.

Në Komunën Ana e malit janë përmbytur 1200 hektarë tokë si dhe 180 shtëpi ndërsa u evakuuan 282 persona.

Në Komunën Velipojë janë përmbytur 2000 hektarë tokë, 50 shtëpi, dhe u evakuuan 25 persona.

Në Komunën Bërdicë u përmbytën 1900 hektarë tokë, 368 shtëpi dhe u evakuuan 810 persona.

Në Komunën Guri u Zi u përmbytën 1000 hektarë tokë, 210 shtëpi dhe u evakuuan 730 persona.

Në Komunën Qnedër, M. Madhe u përmbytën 50 hektarë tokë, 16 shtëpi si dhe u evakuuan 25 persona, ndërsa në Komunën Rrethina janë përmbytur 300 hektarë tokë, 16 shtëpi ndërsa u evakuuan 25 persona.

k.k/NOA

KOMENTE