English

Mediu: Ministria e Mjedisit do të japë kontributin e saj për projektet në zonat e përmbytura

Tiranë, 12 janar NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zhvilloi sot një takim ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile për të krijuar atë raport bashkëpunimi në mënyrë që politikat e kësaj ministrie dhe zëri i shoqërisë shqiptare të jenë në të njëjtin drejtim, për të ecur në ambientin evropian në Shqipëri në të gjitha pikëpamjet.

Një nga pikat e rëndësishme të këtij takimi, ishte situata e përmbytjeve në zonat veriore të vendit.

"Shqetësuese është situata e përmbytjeve në zonën e Shkodrës.

Ne kemi çuar që në ditët e para specialistët e mjedisit për të parë problemet në këtë zonë, për të bërë vlerësim të situatës por mendoj që çdo gjë që mund ta bënim në nxitim nuk do të na çonte në konkludimet e duhura" tha ministri Mediu gjatë takimit.

Sipas tij, ky është preokupim jo vetëm i ministrisë së Mjedisit në pikëpamje mjedisore por i të gjithë strukturave të shtetit, komitetit ndërministror që po operon në mënyrë të përditshme të përkujdesjes së gjithë hallkave të qeverisë shqiptare.

"Në fazën e post-emergjencës është shumë e rëndësishme të dalim në konkluzionet e duhura për të parë se si mund të korrektojmë, por duke parë në mënyrë integrale për impaktin mjedisor në të gjithë elementët përbërës të saj. Të mos i shikojmë veçuar por njëkohësisht në të gjithë shtrirjen gjeografike ku kanë qenë këto efekte mjedisore.

Në mënyrë që të bëjmë ndërhyrjet e duhura dhe të ndërtojmë projektet e duhura sa i përket impakteve mjedisore në këtë zonë. Nëse ne do të ndërtojmë një kuadër gjykimi me te gjere, dhe bëjmë analizë më të gjerë si Ministri Mjedisi mund të japim kontributin tonë për të dhënë imputet tona në vendimmarrje dhe projektet në të ardhmen" tha më tej Mediu.

k.k/NOA

KOMENTE