Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat shpërndahen në qarkun e Shkodrës, inspektojnë zbarkimin e ndihmave
English

Ministrat shpërndahen në qarkun e Shkodrës, inspektojnë zbarkimin e ndihmave

Tiranë, 12 janar NOA - Kryetari i Komitetit Ndërministror, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe anëtarët e tjerë të komitetit janë duke inspektuar kryerjen e detyrave nga strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës në të gjitha zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Brendshme sot në mesditë e cila shtoi se Basha ndodhet në Dajç, ku sipas planifikimit edhe të axhornuar mëngjesin e sotëm janë në proces e sipër duke u dërguar me helikopterët italianë, 10 tonë ujë, 700 pako ushqimore, 5 tonë koncentrat për bagëtinë, 100 pelerina, 50 çadra dhe 100 çizme.

Në Pentar, Suka-Dajç, Samrisht dhe te Kthesa Dajç janë stacionuar 4 motobarka të ushtrisë për shërbim transporti në dispozicion të Komunës Dajç dhe komunave të tjera fqinje.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ndodhet në Velipojë ku sot po dërgohen 400 pako me ushqime dhe po kryhet monitorimi për riforcimin e argjinaturës së Reqit nga ana e Forcave të Armatosura.

Ministri Imami është shoqëruar sot edhe nga Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ndodhet në Bushat, ku sot po dërgohen 400 pako ushqimore, 3 tonë koncentrat për bagëtinë, një gjenerator për 50 familje dhe do të jetë në dispozicion një lundër me motor.

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli së bashku me Zv/ministrin e Mbrojtjes, Arjan Starova ndodhen në Gur të Zi ku gjithashtu po vijojnë veprimet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe koncetratit për bagëtinë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ndodhet në Bushat, ku vijon shpërndarja e 450 pakove me ushqim dhe tre tonë ujë.

Një kompani prej 40 ushtarësh po kryen punimet në bashkëpunim me strukturat e tjera për përforcimin e argjinaturës Dajç-Samrisht i Vjetër dhe punimet në kanalin ujitës të Trushit.

Prefekti i Qarkut ka pritur një grup nga Kosova të cilët kanë sjellë ndihma ushqimore për llogari të zonave të përmbytura, të cilat u akomoduan pranë rezervave të Shtetit në Gjader.

k.k/NOA

KOMENTE