English

Nicole dhe Lewis: Janë ndarë

Vozitësi i Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja e bendit të famshëm të vajzave, Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger kanë dal me një deklaratë të përbashkët, pas ndarjes së tyre si çift.

Edhe pse tabloidët botëror disa herë më parë e kishin dhënë këtë lajm, i cili nuk ishte i vërtetë deri më sot, çifti i njohur në botë, ka dal me një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se ka ardhur në fund lidhja mes "kukullës" Nicole dhe kampionit më të ri të Formula 1. "Dëshirojmë të konfirmojmë se ka ardhur koha që ne të vazhdojmë rrugët tona, si të ndarë dhe të vetëm. Do të fokusohemi në karrierat tona përkatëse dhe premtojmë se do të mbesim në raporte të mira me njëri tjetrin" thuhej në kumtesën e Nicole. Ata kanë qenë në lidhje që nga vitit 2007.

KOMENTE