Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu mban ligjëratë në San Françisko
English

Presidenti Sejdiu mban ligjëratë në San Françisko

Prishtinë, 12 janar, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të mbajë sonte një ligjëratë në San Françisko, në shtetin më të zhvilluar të Amerikës, Kaliforni, ku do të flasë mbi zhvillimet në Kosovë dhe historinë më te re të saj. Ai është i ftuar i Këshillit për Çështje Botërore dhe i ashtuquajturi Klubi i Komonueltit, një institucion që ka pritur prej vitesh liderë politikë e ushtarakë si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.

Presidenti Sejdiu do të flasë për arritjet dhe sfidat e Kosovës në prag të dy-vjetorit të pavarësisë së saj si një shtet i pavarur. Në kumtesën për media që ka dhënë Këshilli, pasi përmend numrin e vendeve që kanë njohur "shtetin më të ri të botës", thekson se "pavarësia e Kosovës ka shënuar zhvillim të vendit në të gjitha fushat dhe ka dëshmuar të jetë një faktor stabiliteti për rajonin". Ligjërata do të mbahet në orën gjashtë të mbrëmjes sipas kohës në San Françisko, që ka një diferencë prej nëntë orësh me Prishtinën.

NOA-LSA

KOMENTE