Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Republikanët: Kreu demokrat i Senatit të dorëhiqet se u tregua racist ndaj Obamës
English

Republikanët: Kreu demokrat i Senatit të dorëhiqet se u tregua racist ndaj Obamës

Uashington, 12 janar, NOA - Kreu i demokratëve në Senatin amerikan duhet të largohet nga posti që mban aktualisht pasi ka bërë komente raciste për presidentin Obama. Kjo akuzë direkte ka mbërritur kryetari i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael Steele, sipas të cilit komentet e bëra nga udhëheqësi i Senatit, Harry Reid, nuk ishin në përshtatje me qëndrimin amerikan ndaj racizimit.

Në një libër që pritet të publikohet së shpejti lidhur me fushatën presidenciale të vitit 2008, citohet që Reid të jetë shprehur se presidenti ishte një afrikano-amerikan me ngjyrë lëkure të çelët që flet pa dialekt zezaku nëse dëshiron. Nga ana e tij, senatori Reid shprehu keqardhje për komentet që kishte bërë në atë periudhë dhe presidenti Obama nga ana e tij u përgjigj se i pranonte komentet e senatorit. E ndërsa demokratët thonë se kjo çështje është mbyllur me kaq, kryetari i Komitetit kombëtar Republikan tha se qëndrimi i demokratëve për komentet e Reid tregon për standarte të dyfishta. n.e/NOA

KOMENTE