English

Viziton Shqipërinë zv/presidenti i BB-së për Evropën dhe Azinë

Tiranë, 12 janar, NOA - Philippe Le Houa©rou, zv/presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore fillon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë deri më 16 janar. Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet e ardhshme. Kjo strategji përcakton se si Banka Botërore do të bashkëpunojë me Shqipërinë në mbështetje të prioriteteve të zhvillimit të vendit.

Gjatë vizitës së tij 4-ditore në Shqipëri, Le Houérou do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, liderin e opozitës Edi Rama dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit ndërkombëtar.

Gjithashtu, ai do të vizitojë disa projekte të financuara nga Banka Botërore.

n.e/NOA

KOMENTE