Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dixie Bickel: Ju tregoj si e përjetova tërmetin në Haiti
English

Dixie Bickel: Ju tregoj si e përjetova tërmetin në Haiti

Porto Prince, 13 janar, NOA - Dixie Bickel, drejtore e një jetimoreje rreth 20 km larg kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince përshkruan në një intervistë për BBC momentin kur vendi i saj u godit nga tërmeti.

Znj. Bickel, a mund të na tregoni konkretisht diçka për tërmetin që ra në Haiti?

- Dridhjet e tërmetit vazhuan për afro 35 sekonda. Unë u përpoqa të dilja nga zyra. Gjithçka po binte nga raftet dhe ishte shumë e vështirë të lëvizje nëpër dhomë. Më pas njerëzit që e kishin parë tërmetin nga jashtë thanë se ndërtesat kishin pasur lëkundje shumë të mëdha. Brenda ndërtesës sonë kemi patur shumë dëme. Tërmeti na ka tronditur të gjithëve.

Çfarë ka ndodhur me ndërtesën e jetimores suaj dhe si e kanë përjetuar fëmijët këtë situatë?

-Ndërtesa është ende në këmbë. Deri tani nuk kemi parë ndonjë dëmtim në strukturën e saj, fatmirësisht nuk kemi parë as ndonjë të çarë në mure dhe fëmijët i kemi nxjerrë jashtë për shkak të lëkundjeve më të vogla që kanë pasuar. Tani që po flasim këto lëkundje duket se kanë rënë në intensitet. Në dy-tri orët e para pas tërmetit të fuqishëm, kishte lëkundje të vogla çdo pesë apo dhjetë minuta.

Çfarë informacioni keni për situatën në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince?

- Kemi dëgjuar se ndërtesa e një spitali është rrënuar nga tërmeti. Një pediatre që punon në jetimoren tonë na mori në telefon për të pyetur si ishim dhe ajo punon edhe në spitalin që thuhet se është shkatërruar. Nga informacioni që kemi është dëmtuar rëndë edhe një nga hotelet kryesore. Gjithçka është në kaos për momentin. Rrjetet telefonike brenda Haitit nuk funksionojnë. Ju siç e dini po më intervistoni në një linjë që përdor internetin. Rrugët janë dëmtuar dhe është shumë e vështirë që t'i vish në ndihmë personave që kanë mbetur nën rrënoja. Deri nesër në mëngjes kur të zbardhë dita dhe ta shohim më mirë se çfarë ka ndodhur, ne vetëm sa mund ta marrim me mend se çfarë dëmesh janë shkaktuar.

BBC

KOMENTE