Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule dhe Bollano, takime me zyrtarë të lartë grekë në Athinë
English

Dule dhe Bollano, takime me zyrtarë të lartë grekë në Athinë

Athinë, 13 Janar NOA - Kryetari i Partisë Bashkimi për të drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është takuar në Athinë me kryetarin e OMONIA-s që drejton dhe Bashkinë e Himarës, Vasil Bollano.

Ndërkohë Dule dhe Bollano kanë zhvilluar edhe një takim me ministrin plotësues të Jashtëm të Greqisë, Dhimitris Droucas, kryetarin e Parlamentit Helen Filipo Petsalniko dhe me emra të tjerë të njohur të politikës në Athinë.

Gjithashtu Bollano dhe Dule u takuan me përfaqësuesin e SIRIZA, Panajoti Trigazi i cili është pjesëtar i Komisionti të Jashtëm Parlamentar, përfaqësuesin e Çështjeve të Mbrojtjes në Parlament, Thodhoro Dritsa dhe të tjerë.

Në këto takime, z.Dule ka informuar zyrtarët grekë për gjendjen e rënduar që e ka cilësuar si katastrofale në veriun e Shqipërisë,

Kreu i PBDNJ, Dule ka falënderuar autoritetet greke për ndihmën që po japin për të përballuar situatën në Shkodër.

"Shkeljet e shpeshta të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, çështja e pronësisë mbi trojet në bregdet konkretisht në bregdetin e Himarës, rrëmbimi i trojeve përreth shtëpive ku tradicionalisht jetojnë minoritarët grekë të Shqipërisë, janë disa nga çështjet e ngritura nga Dule dhe Bollano në takimin që realizuan me z. Droutsa", citon NENA, një agjenci greke informative.

Në takim po ashtu është folur për mospjesëmarrjen ende të opozitës në Parlament.

Përfaqësuesit e minoritetit grek, kërkuan mbështetjen e Greqisë për realizimin e ëndrrës shqiptare të integrimit në Evropë ndërsa janë përqendruar dhe në pyetësorin, përgjigjet e të cilit po përgatit qeveria "Berisha".

Ndërkohë z.Bollano, mësohet se ka folur në takimet e Athinës mbi çështje të pronave në Lukovë, Nivicë dhe Himarë dhe përsëriti nevojën për të shfuqizuar ligjin 7501 për trojet bregdetare duke theksuar që pronarët t'i drejtohen organizatave ndërkombëtare të specializuara në çështje të tilla.

Ndërkohë Bollano dhe Dule janë takuar edhe me drejtues të të majtës Sinaspizmos, Vasili Melion dhe Niko Konstandopulo.

Bollano dhe Doulos ftuan drejtuesit e Koalicionit Sinaspizmos për të vizituar Himarën dhe ranë dakord për të realizuar këtë vizitë në kuadrin e 200 vjetorit të lindjes së Lord Bajronit.

Ndërkohë Dule dhe Bollano janë takuar edhe me kryetarin e Nea Dimokratia, Antonis Samaras.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE