Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Efekti Hillary Clinton
English

Efekti Hillary Clinton

Në Uashington veprojnë 25 ambasadore femra, numri ky më i madh i regjistruar ndonjëherë, ka njoftuar State Departamenti amerikan. "Është ky një precedent që shënon kthesë", thotë Selma Roosevelt, ish-shefe e protokollit. Femrat megjithatë mbesin pakicë - në Uashington veprojnë 182 ambasadorë të akredituar. Një nga arsyet kryesore të shtimit të ambasadorëve femra në SHBA, është ai që nga disa quhet "efekti Hillary"

Nga Mary Jordan/ "Uashington Post"

Në ambasadën e Omanit në Massachusetts Avenue, ambasadorja e parë femër nga një shtet arab në Uashington, Hunaina Sultan Al-Mughairy, qëndron ulur në tavolinën e saj, duke e lexuar fjalimin, i cili ka për qëllim që të eliminojë paragjykimet për shtetin e saj mysliman. Disa rrugë më larg, ambasadorja e parë femër e Indisë pas pesë dekadave të tëra, Meera Shankar, u takua me bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë, pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit të saj me presidentin amerikan, Barack Obama. Aty afër, ambasadorja e vetme femër në Uashington nga Amerika Latine, ambasadorja e Kolumbisë, Carolina Barco, sapo ishte kthyer nga Capitoll Hilli, ku zhvilloi negociata për tregti të lirë dhe ku tentoi të nënvizojë kulturën e vendit të saj. Në Uashington veprojnë 25 ambasadore femra - numri ky më i madh i regjistruar ndonjëherë, ka njoftuar State Departamenti amerikan. "Është ky një precedent që shënon kthesë", thotë Selma Roosevelt, ish-shefe e protokollit. Femrat megjithatë mbesin pakicë - në Uashington veprojnë 182 ambasadorë të akredituar. Një nga arsyet kryesore të shtimit të ambasadorëve femra në SHBA, është ai që nga disa quhet "efekti Hillary". "Hillary Clinton është e dukshme si Sekretare e Shtetit. Ajo ua lehtëson punën presidentëve të shteteve të tjera që të emërojnë femra për ambasadore në Uashington", thotë Amelia Sumbana, e cila sapo është emëruar për ambasadore të Mozambikut në SHBA. Tre nga katër sekretarët e fundit amerikanë të Shtetit - funksion ky i cili pranon ambasadorët e huaj - kanë qenë femra. Në vitin 1997, Madeleinew Albright, u bë sekretarja e parë femër e Shtetit në historinë e SHBA-së. Condoleeza Rice e ushtroi këtë funksion nga viti 2005 deri në vitin 2009. Clinton, tani në vitin e saj të dytë në funksion, është mjaft e njohur jashtë SHBA-së, që nga koha kur ishte Zonjë e Parë dhe për shkak të fushatës së saj presidenciale; ajo gjithashtu konsiderohet edhe si aktiviste për të drejtat e njeriut. "Diplomacia amerikane, viteve të fundit është dominuar fuqishëm nga femrat. Kjo ndihmon që të zgjerohet gatishmëria për pranimin e femrave në diplomaci", theksoi Shankar. Claudia Fritsche, ambasadorja nga Lihtenshtajni, theksoi se periudha Albright-Rice-Clinton ka pasur një efekt në tërë botën. "Është kjo një gjë inspiruese, motivuese dhe me siguri edhe trimëruese", theksoi Fritsche. Albright kishte theksuar se kur ka biseduar me ministrat e Jashtëm anembanë botës, ata i kanë thënë qeverive të tyre: "Kemi nevojë për një Madeleine". 11 nga 25 ambasadorët femra në Uashington janë nga Afrika. Katër prej tyre janë nga shtetet e Karaibeve. Të tjerat janë nga Bahreini, Holanda, Kroacia, Kirgizia, Singapori, Omani, Kolumbia, India, Lihtenshtajni dhe Nauru, një ishull ky në Paqësor, më vetëm 14 mijë banorë. Heng Chee Chan, ambasadorja nga Singapori, ambasadorja femër me periudhën më të gjatë të shërbimit në Uashington, theksoi se femrat në diplomaci kanë bërë një hap të madh, që nga shkuarja e saj në Uashington, në vitin 1996. Në fillim, ajo thotë se njerëzit kishin supozuar se ajo ishte mashkull. Kur ndonjë tavolinë rezervohej me emrin "Ambasadori Chan" dhe ajo shkonte për t'u ulur në të, përgjigjja më e shpeshtë ishte: "Oh, jo, ambasadori nuk ka arritur ende". Shumë prej ambasadoreve theksojnë se ato ende anashkalohen shpesh gjatë pritjeve dhe se meshkujt që qëndrojnë pranë tyre përshëndetën me termin "ambasador". "Edhe përkundër faktit se unë jam ambasadorja, njerëzit shpesh mendojnë se unë jam bashkëshortja e ambasadorit", thotë Shankar, e cila ka tashmë një vit që përfaqëson Indinë në Uashington. Më shumë se gjysma e rekrutëve të shërbimit të jashtëm të SHBA-së dhe rreth 30 për qind të shefave të misioneve tani janë femra, ka njoftuar State Departamenti amerikan. Është kjo një zhvendosje dramatike nga ditët, hiq më larg se në vitet e 70-ta, kur femrat në shërbimin e jashtëm të SHBA-së detyroheshin të largoheshin pas martesës, rregull kjo e cila nuk vlente për meshkujt. "Ishte kjo një gjë tërbuese. Ideja ishte se femrat e martuara nuk ishin në dispozicion për të shërbyer nëpër botë. Ajo do të lindte fëmijë dhe do të qëndronte në shtëpi", thotë Susan Johnson, kryetare e Asociacionit të Shërbimit të Jashtëm Amerikan. Ajo dhe të tjerët përshëndesin ndryshimet e fundit dhe theksojnë se ato do të kenë efekt. Cathy Tinsley, drejtore ekzekutive e Iniciativës për Kryesimin e Femrave në Universitetin Georgtown, thotë se larushia gjinore në krye të organizatave të rëndësishme rezulton me vendimmarrje më të mirë. Shankar ka lavdëruar udhëheqëset femra se kanë tërhequr vëmendjen e botës në dukurinë e margjinalizimit të femrave në Afganistan, ndërsa disa diplomatë amerikanë theksuan se që nga koha kur State Departamenti kryesohet nga femrat, ambasadat amerikane i kanë kushtuar rëndësi tubimit të informatave për abuzimin e femrave në tërë botën. Albright thotë se nuk pranon qëndrimin se femrat përqendrohen në "çështjet e buta". "Bëhet këtu shpesh fjalë për çështjet më të vështira: varfërinë, diskriminimin, edukimin dhe shëndetësinë", thotë ajo. Përderisa ambasadorët meshkuj shpesh shoqërohen nga bashkëshortet e tyre në Uashington, ambasadoret femra shpesh janë vetëm. Nga tetë ambasadoret e intervistuara, katër theksuan se janë të shkurorëzuara, ndërsa katër të tjera nuk janë shoqëruar nga bashkëshortët e tyre. "Është një disavantazh fakti që unë këtu jam vetëm. Por kjo nënkupton se unë mund të punojë deri vonë dhe të mos ndihem fajtore", thotë Houda Ezra Nonoo, ambasadorja e Bahrejnit.

KOMENTE