English

Kakavijë, një trafikant çon për Greqi dy vajza dhe një djalë

Gjirokastër 13 Janar NOA - Arrestohet në flagrancë një trafikant klandestinësh, pas një operacioni që u krye sot nga policia kufitare pas sinjaleve të marra në rrugë operative.

Medin Zeqo, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sulaj të rrethit Fier, është kapur në afërsi të fshatit Kakavijë afër kufirit jeshil së bashku me 3 shtetas të tjerë nga rrethit i Fierit (dy femra dhe një mashkull), të cilët po tentonin për të kaluar kufirin e gjelbër për në shtetin Grek në mënyrë të paligjshme.

Menjëherë janë shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për verifikime të mëtejshme, informon korrespondenti i NIA.

Policia tha se pas një pune profesionale të bërë nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër rezultoi se Zeqo do t'i ndihmonte këta shtetas të kalonin kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit 800 Euro për person.

v.d/r.b/NOA

KOMENTE