English

Përmbytjet, kryeministri: Ndryshe nga vendet e tjera, s'kemi asnjë të vdekur

Shkodër, 13 Janar NOA - "Megjithëse ishim në një situatë të shkallës së dytë sipas matjeve ndërkombëtare, ne nuk patëm asnjë të vdekur".

Këtë pohim bëri para pak çastesh kryeministri Sali Berisha duke theksuar se "vende të tjera patën të njëjtën situatë moti dhe përmbytjesh dhe numërojnë dhjetëra jetë të humbura.

Berisha i bëri këto komente, në mjediset e Bashkisë së Shkodrës ku Këshilli i Ministrave po zhvillon mbledhjen e tij të radhës.

Kryeministri citoi se shërbimet prestigjioze metereologjike ndërkombëtare e cilësuan këtë situatë të motit të fillimvitit si të shkallës së dytë, që përsëritet më rrallë se një herë në 100 vjet.

Ndërsa më tej ka komentuar akuzat e të majtës: "Lëshimi i ujërave është bërë me paralajmërim të plotë", tha Berisha duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se pse nuk u lëshua Fierza".

"Një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofave për jetët e njerëzve", - deklaroi Berisha duke vlerësuar këtu se ata që menaxhuan digat, e bënë këtë duke dhënë maksimumin".

Berisha cilësoi si të papranueshme dhe akuzat e opozitës se depozitoi ujë për të shitur energji me çmim më të shtrenjtë dhe ftoi opozitën që "të mos i servirni Shkodrës dokrra".

Nga ana tjetër, Berisha vlerësoi se ministrat "së bashku me qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin më të fuqishëm të shpëtimit në historinë e vendit".

"Ky operacion deri tani realizoi me sukses të plotë shpëtimin e jetës së njerëzve", - theksoi kryeministri.

r.d/e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Kryeministri: E kapërcyem situatën

Berisha, PS-së: Mos flisni dokrra

KOMENTE