Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu në SHBA: Serbia dështoi me tentativat e saj
English

Sejdiu në SHBA: Serbia dështoi me tentativat e saj

San Françisko, 13 janar, NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu pas një ligjërate që mbajti dje para anëtarëve të "Uorld Affairs Council" në San Francisko të SHBA, ka deklaruar se Kosova nuk mund të harrojë atë çka ka ndodhur në të kaluarën dhe tragjeditë e tmerrshme që ka përjetuar nën pushtetin e dhunshëm të Serbisë. "Megjithatë, Kosova ka vendosur ta mbyllë atë kapitull dhe të kthehet nga e ardhmja për të mirën e gjeneratave të ardhshme", tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Sipas Sejdiut, gjatë dy viteve të funksionimit të saj si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka shënuar suksese të jashtëzakonshme.

Fillimisht, kanë dalë bllof të gjithë ata që thoshin se pavarësia e Kosovës do ta destabilizojë rajonin. Përkundrazi, ajo i ka sjellë paqe dhe stabilitet rajonit. Serbia investon fuqishëm që atë pjesë të mbajë sa më larg normalitetit, sepse nëpërmjet saj synon ta destabilizojë tërë Kosovën. Kuptohet, kjo bëhet me qëllimin që pastaj të thuhet, ja, Kosova nuk është në gjendje të funksionojë si shtet demokratik. Por, të jeni të bindur, edhe këto destruksionet të Serbisë do të përfundojnë pa sukses, sepse populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, stabile e prosperuese për të gjithë", tha Sejdiu më pas në fjalën e tij.

Herët a vonë, sipas presidentit Sejdiu, Serbia do të pajtohet me faktin se Kosovë është shtet më vete, sovran dhe i pavarur, dhe do të heqë dorë nga veprimet që e minojnë ardhmërinë e të gjithë popujve të rajonit. "Realiteti i Kosovës së pavarur nuk mund të ndryshojë dhe ora nuk mund të kthehet prapa", tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE