Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superhetim policisë në Fier, arrestohen 9 rrugorë që vidhnin udhëtarët
English

Superhetim policisë në Fier, arrestohen 9 rrugorë që vidhnin udhëtarët

Tiranë, 13 Janar NOA - Të zhytur në korrupsion duke vjedhur qytetarët që udhëtonin në rrugën Lushnje-Fier-Vlorë, janë gjetur një numër forcash policore në Fier dhe sot pasdite është kryer arrestimi i tyre.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga burime zyrtare policore. Ata thanë se në kuadër të luftës kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme kishte vënë nën hetim prej disa muajsh 17 punonjës të policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Fier.

Në përfundim të këtij hetimi për të cilin Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bashkëpunoi me njësinë Task-Force në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u krye arrestimi i nëntë punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Fier.

Nëntë të arrestuarit të cilët njihen mirë për "bëmat" e tyre nga udhëtarët dhe banroë të zonave Fier, Lushnje, Vlorë, janë:

Arjan Xheka

Bardhosh Malaj

Flamur Derveni

Pëllumb Toro

Pëllumb Çepele

Vladimir Gjini

Leonard Brahimaj

Anesti Gjini

Ermir Gjonçe

Që të nëntë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe më shumë se një herë kanë kryer veprën penale të korrupsionit pasiv gjatë shërbimit përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier-Vlorë, duke u marrë para drejtuesve të automjeteve në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Për të njëjtën akuzë filluan hetimet në gjendje të lirë edhe për tetë punonjës të tjerë të policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Fier.

Nën hetim janë gjithashtu edhe 35 qytetarë, drejtues automjetesh, të cilët në kohë të ndryshme kanë kryer veprën penale të korrupsionit aktiv duke u dhënë para këtyre punonjësve të policisë rrugore në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

e.r/NOA

KOMENTE