Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 30-vjeçarja, merrte para në këmbim të nisjes së procedurave për birësim fëmijësh
English

Arrestohet 30-vjeçarja, merrte para në këmbim të nisjes së procedurave për birësim fëmijësh

Tiranë, 14 janar NOA - Kërkonte dhe merrte para kundrejt kryerjes së procedurave për birësimin e fëmijëve, përfundon në qeli 30-vjeçarja.

Zana Shoshari, 30-vjeçe, lindur në Bilisht Devoll dhe banuese në Tiranë është arrestuar sot pasi ishte shpallur në kërkim sepse ndaj saj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim të datës 17 shtator 2009, e ka dënuar me 4 vjet burgim, duke e akuzuar për veprën penale "Kërkim ose marrje shpërblimi për procedurat e birësimit në bashkëpunim".

Burime nga policia thanë se kapja e saj, u realizua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Shkozë (në afërsi të ish Uzinës Traktori) në Tiranë. Shoshari fitonte para duke shfrytëzuar postin e saj në nisjen e procedurave për birësimin e fëmijëve.

Pas një denoncimi prokuroria nisi hetimet duke mbledhur prova të mjaftueshme të cilët binden gjykatën për të dënuar 30-vjeçaren.

k.k/NOA

KOMENTE