Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Domenkali: Alonso, më i motivuar pas rikthimit të Shumakerit
English

Domenkali: Alonso, më i motivuar pas rikthimit të Shumakerit

Tiranë, 14 Janar NOA - Presidenti i Ferrarit, Stefano Domenikali u shpreh se rikthimi i Majkëll Shumakerit në Formula 1 ka shtuar oreksin e Fernando Alonsos, për t'u shpallur kampion bote.

Shumakeri fitoi pesë tituj botërorë me makinën e Ferrarit dhe është rikthyer në vitin 2010 me skuderinë e Mercedesit. Domenkali insiston se Ferrari do të zhvillojë një sezon tjetër, pas dështimit të një viti më parë dhe gjen rastin për të bërë edhe lidhje me rikthimin e pilotit të shquar gjerman.

"Rikthimi i Majkëllit është një motivim më shumë për ekipin tonë. Fernando është piloti i vetëm që mund të triumfojë ndaj Majkëllit dhe dëshira e tij është e tillë, që të fitojë çdo garë," - thekson presidenti i skuderisë së kuqe, Domenkali.

Alonso gjatë sezonit 2005-2006 triumfoi me Renault, duke u shpallur kampion bote. Marrëdhënia me shtatë herë kampionit të botës dhe Alonsos është acaruar ndjeshëm gjatë betejës së botërorit të vitit 2006.

Shumaker uli shpejtësinë e makinës gjatë Çmimit të Madh të Monakos dhe pati një fërkim me spanjollin dhe më pas erdhën polemika të shumta.

Majkëll Shumaker nuk e ka pranuar asnjëherë se ka vepruar me dashje, por rivaliteti do të rigilojë, pasi Alonso mbërriti këtë sezon te skuadra e Ferrarit.

"Rikthimi i Majkëllit është edhe më tepër stimulues që ne të ngjisim një shkallë më lart," - shtoi Domenkali. "Ai ka shtuar interesin dhe ky fakt është pozitiv për garat e Formula 1."

Presidenti i Ferrarit foli edhe për risitë e këtij sezoni. "Ne kemi dy pilotë latinë, diçka e re për skuderinë tonë. Kjo do të stimulojë edhe më shumë ekipin e Ferrarit dhe do të sjellë një impakt pozitiv në grup".

r.b/NOA

KOMENTE